Rezervisti përjashtohet për 17 sekonda (Video)

Sporti

Rezervisti përjashtohet për 17 sekonda (Video)

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 15:37

Futbollisti i Perth Glory, Ruben Zadkovich i ndëshkua me karton të kuq, vetëm 17 sekonda pas inkuadrimit në lojë për shkak të një ndërhyrje të pakontrolluar.

Secili futbollist që inkuadrohet në lojë nga banka e rezervistëve dëshiron të lë gjurmë në ndeshje.

Dhe, futbollisti i Perth Glory, Ruben Zadkovich duket se e mendoi të njëjtën gjë.

Por, nuk i shkoi sipas planit. Ai u përjashtua me karton të kuq vetëm 17 sekonda pas inkuadrimit në lojë si rezervist në duelin kundër Wellington Phoenix.

Zadkovich e zëvendësoi bashkëlojtarin Rostyn Griffiths në minutën e 61-të, por vetëm dhjetëra sekonda më vonë u desh të përcillej brenda tunelit pas një ndërhyrje të pakontrolluar ndaj kundërshtarit, Vince Lia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat