Përse Behramaj është i shqetësuar dhe ofenduar?

Sporti

Përse Behramaj është i shqetësuar dhe ofenduar?

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 18:45


Berat Behramaj, volejbollisti drenicas, që aktualisht luan për ekipin kampion, Lubotenin nga Ferizaj, është i habitur dhe i shqetësuar kur lakohet në një formë emri i tij kinse ka thënë se KV Drenica ka blerë gjyqtarin Agim Lumin! “Jam i shqetësuar dhe i ofenduar pas lajmit që pashë në gazetën ‘Bota Sot’ se gjoja unë paskam thënë se lojtarët e ekipit volejbollistik ‘Drenica’ të Skenderajt kanë blerë referin Agim Lumi për të fituar lojën kundër ekipit tonë, pra ekipit ‘KV Luboteni’. Dua të theksoj se kjo është shpifje dhe se këto fjalë nuk kanë dalë nga një sportist si unë që hapat e parë si sportist i kam bërë mu në ekipin volejbollistik ‘Drenica’. Kurse sa i përket referit zotëri Agim Lumi, do të thosha se unë nuk e njoh atë personalisht dhe do doja të cekja se nuk kam kurrfarë interesi të thosha fjalë të tilla për të”, ka thënë Behramaj, duke reaguar në deklaratën e volejbollistit Bardhyl Hajdarajt, anëtar i KV Lubotenit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat