Milanit i mungon identiteti lokal

Sporti

Milanit i mungon identiteti lokal

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 08:51

Ish-ylli i Milanit, Demetrio Albertini, mendon se është kultura ajo që po e pengon zhvillimin e klubit.
Sipas tij, në skuadrën aktuale nuk ka shumë lojtarë lokal që do t’i jepnin një identitet më të mirë klubit.

“A ka nevojë Milani për dikë si unë në mesfushë? Ne i takojmë erës tonë. Secili ka karakteristikat e veta, edhe nëse ata luajnë në rolin tim”.

“Në këtë skuadër të Milanit ka mungesa të ndjenjës së sulmit. Kjo ekziston te trajneri i tyre, por jo te lojtarët e caktuar”.

“Ka vetëm pak që janë vetë nga brenda Milanit, si Abbiati, Bonera, Abate dhe De Sciglio. Ka pak”.

“Në ditët e mia te Milan ishin 14-15 lojtarë jo vetëm nga sektori i të rinjve por nga qyteti i Milanit. Kohët kanë ndryshuar dhe atyre u mungon ndjenja se i takojnë vendit dhe një projekti të rëndësishëm”, ka thënë Albertini për milannews.it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat