Tyson ishte abuzuar seksualisht

Sporti

Tyson ishte abuzuar seksualisht

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 17:46

Ish-kampioni absolut për kategoritë e rënda në boks, Mike Tyson, ka dhënë një deklaratë shokuese gjatë një show radiofonik me gazetarin Gregg “Opie” Hughes. Majku i hekurt ka zbuluar se kur ishte fëmijë është ngacmuar seksualisht në rrugë nga një zotëri, të cilin nuk e ka parë më. “Më sulmoi dhe abuzoi me mua seksualisht. Më pas nuk e kam parë më. Gjithsesi jeta ime vazhdoi. Nuk më vjen turp për atë që ka ndodhur dhe më bën te ndihem në siklet". Mike Tyson ka kaluar një jetë të vështirë, me probleme të shumta me alkoolin dhe drogën, pa harruar raportet e vështira me femrat. Në vitin 1992, ai u arrestua dhe më pas u dënua me 3 vjet burg për përdhunim. Gjatë prononcimit të tij, Tyson zbuloi se furnizohej me drogë nga i njëjti person që ia siguronte pluhurin e bardhë Robin Williamsit, një personazhi të njohur që u vra në muajin gusht. “E njihja Robin, takohesha shpesh me të, I njihnin personat që kanë lidhje me këtë çështje, ne të gjithë njihemi me njëri-tjetrin. Mbeta i befasuar që edhe ai e njihte një shpërndarës që ka një profil të ulët.”, tha Tyson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat