Hamilton: Epërsia nuk më entuziazmon

Sporti

Hamilton: Epërsia nuk më entuziazmon

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 15:01

Lewis Hamilton, pilot i Mercedesit, ndryshe është kryesues i renditjes së përgjithshme me 291 pikë në Formula 1 ose ka 17 pikë më shumë se kolegu i tij, Nico Rosberg, pretendon se është në formë të mirë dhe kërkon fitore me 2 nëntor në garën që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është optimist se do të arrijë më të mirën në Çmimin e Madh të Austinit. Në intervistën përpara garës së fundjavës, britaniku duket i qetë dhe me besim se gjithçka do të shkojë në drejtimin e duhur. “Si Rosberg ashtu edhe besueshmëria e makinës janë dy kundërshtarët më të mëdhenj. Skuadra ka bërë një punë të mirë për të zgjidhur problemet teknike dhe nuk jam aspak i shqetësuar. Epërsia nuk më entuziazmon sepse unë do të vazhdoj të luftoj deri në fund për të arritur objektivin kryesor”, tha Hamilton. As fakti se në garën e fundit pikët do të dyfishohen, nuk e turbullon pilotin e Mercedes. “Gjërat janë kështu dhe duhet t’i pranojmë. Ndoshta në të ardhmen ky rregull duhet të rishikohet por momentalisht nuk dua të shtoj presion negativ”, tha Hamilton. Deri në fund janë edhe tri gara, si ajo në Austin, Brazil dhe Abu Dhabi, kësisoj do të përcaktohet edhe kampioni i ri i botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat