Flamurtari profesionist, një mirazh i largët

Sporti

Flamurtari profesionist, një mirazh i largët

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 23:28

Shkarkimi i një trajneri apo të gjithë stafit teknik është gjeja me normale ne ecurinë sportive te një klubi, por ne rastin e Flamurtarit tregon mes rreshtave një nxitim dhe emocion te madh.

Të gjithë ata që mund të kenë ëndërruar në muajt e fundit, se më në fund në vendin tonë do të mund të ndërtohet një klub mirëfilli profesionist, duhet të jenë maksimalisht dyshues, pasi projekti guximtar Flamurtari ka marrë një goditje të fortë në themel. Vendimet e marra nga drejtuesit e rinj të klubit vlonjat, nuk mund të konsiderohen kurrsesi thjesht administrative dhe teknike, por ashtu si ne legjendën e Rozafës, shembja e gjithçkaje të ndërtuar deri me sot. Shkarkimi i një trajneri apo të gjithë stafit teknik është gjeja me normale ne ecurinë sportive te një klubi, por ne rastin e Flamurtarit tregon mes rreshtave një nxitim dhe emocion te madh. Kjo pasi është shkarkuar i gjithë stafi, por jo trajneri i portierëve, madje këtij te fundit i lihet skuadra ne drejtim, pavarësisht se Luan Birce në rastin konkret u largua me karton të kuq në ndeshjen e fundit, duke nënkuptuar se nuk është i disponueshëm për të drejtuar në sfidën e radhës. Por më e rënda vjen më poshtë.

Me motivin e rendimentit të ulët, term që nuk ekziston në asnjë kontratë-tip që lidh marrëveshjet mes një klubi dhe një futbollisti, janë pezulluar 5 titullarë të skuadrës Franc Veliu, Gjergji Muzaka, Nijaz Lena, Glendi Mici dhe Polizoi Arbri. Ata që konsideroheshin deri dje futbollistët më të rëndësishëm të kësaj skuadre, tanimë me motivin e rendimentit të ulët, treguesin e qartë të abuzimit me pushtetin, janë të detyruar të qëndrojnë jashtë ekipit. Për të dëshmuar se sa evaziv është ky vendim dhe ky motiv mjafton të përmendim vetëm një emër, Gjergji Muzakën, i cili jo vetëm për golat e shënuar, por me freskinë fizike ishte shndërruar në një pikë referimi për skuadrën dhe habi për opinion sportive që nuk e kishte parë asnjëherë në të tilla nivele 30-vjeçarin kryeqytetas. Natyrisht një klub është i lirë në vendimmarrjet e tij, por në këtë moment është i detyruar të mendojë edhe për pasojat, jo thjesht ato financiare, por mbi të gjitha përsa i takon imazhit para tifozëve të tij dhe veçanërisht të atyre që mund të targetohen për t’u bashkuar më të. Flamurtari, një klub futbolli profesionist me vendimet e fundit, tashmë është një mirazh i largët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat