Mou kërkon Pique, 30 mln Euro për Barçën

Sporti

Mou kërkon Pique, 30 mln Euro për Barçën

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 23:00

Blutë e Londrës janë në kërkim të një trashëgimtari për John Terryn që po kap 34 vjetët..

Chelsea i shkel syrin Gerard Pique. Sic shkruan e përditëshmja katalanase El Mundo Deportivo, që përcjell njëkohësisht dhe zërat me prejardhje nga Anglia, për mbrojtësin qendror të Barcelonës, Jose Mourinho që dikur bënte planet si e si ta mposhtte me sulmuesit e tij kur drejtonte Realin, tani është gati të ofrojë më shumë se 30 milionë euro.

Blutë e Londrës janë në kërkim të një trashëgimtari për John Terryn që po kap 34 vjetët, dhe emri i mbrojtësit blaugrana është në krye të listës së merkatos. Edhe pse në kampin londinez komandon Mourinho armiku i vjetër i Barcelonës që dha kontributin e tij për të cuar në qiell tensionet e El Clasicos, raportet mes dy klubeve, Barcelonës dhe Chelseat janë shumë të mira, sic dëshmon dhe kalimi i Cesc Fabregas në Stamford Bridge verën e kaluar. Gjithsesi, pavarësisht interesimit të Chelseat që i shtohet atij të shprehur më parë nga Manchester United, Pique disa hera ka shprehur synimet e tij për të mbajtur përsipër ngjyrat blaugrana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat