Gjimnastika pranohet në rrafshin ndërkombëtar

Sporti

Gjimnastika pranohet në rrafshin ndërkombëtar

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 17:56

Vazhdojnë lajmet e mira për sportin e Kosovës. Pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik ndërkombëtar (KON), tashmë edhe Federata e Gjimnastikës së Kosovës është pranuar në federatën përkatëse ndërkombëtare, kështu ka raportuar Insidethegames.biz. Sipas kësaj agjencie në mbledhje, u vendos të ndërkombëtarizoheshin 10 federata, përfshirë Kosovën, dhe kjo e fundit do të ketë të drejtë të garojë qysh në garën e radhës. Kosova gjithashtu do të marr pjesë në Kongresin e Tokios si anëtare e plotë, që është kongresi i 81-të i kësaj federate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat