City jashtë Kupës së Ligës

Sporti

City jashtë Kupës së Ligës

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 23:21

Manchester City ka pësuar humbje me rezultat 0-2 nga Newcastle United, në ndeshjen e vlefshme për Capital One Cup.
Në sfidën e zhvilluar para tifozëve në Etihad Stadium, ekipi mysafir shënoi nga një gol në secilën pjesë.

Rolando Aarons (6’) dhe Moussa Sissoko (76’) bënë që ekipi i Pellegrinit të përshëndetej nga kjo garë që në raundin e katërt.

Tottenham Hotspur ka vazhduar tutje pas fitores prej 2-0 kundër Brighton & Hove Albion.

Erik Lamela (54’) dhe Harry Kane (74’) i shënuan golat e Spursave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat