Serbët, vijmë në Shqipëri vetëm nëse UEFA del garant!

Sporti

Serbët, vijmë në Shqipëri vetëm nëse UEFA del garant!

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 21:31

Serbia pas fitores si të Pirros në UEFA, tashmë po kërkon që të ndryshojë rregullat për zhvillimin e ndeshjes së kthimit që do të luhet në Shqipëri.

Zyrtarisht, Federata Serbe e Futbollit ka kërkuar në Apel që ndeshja e programuar për t’u luajtur në “Elbasan Arena” të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Nuk dihet nëse do të pranohet një kërkesë e tillë, por në një sondazh të organizuar nga gazeta “Kurir”, del se serbët janë për zhvillimin e ndeshjes vetëm nëse UEFA del garant.

Sondazhi me pyetjen: “A duhet të shkojnë lojtarët serb në Shqipëri për ndeshjen e kthimit?”, ka marrë 52% të votave në përgjigjen “Vetëm nëse UEFA garanton siguri”, 35% “Jo, nuk duhet të shkojnë rrezikohet nga sulmi i islamikëve terroristë”, dhe 14% ka marrë alternativa “Situata do të jetë qetësuar pas një viti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat