Cili është mendimi i Januzajt për Giggsin?

Sporti

Cili është mendimi i Januzajt për Giggsin?

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 15:20

Talenti i madh shqiptar, Adnan Januzaj, ka thënë se vërtetë ka qenë privilegj të luash e të punosh me Ryan Giggsin, sidomos ndihet edhe më i lumtur kur trashëgoi numrin e fanellës së tij (11). “Kam mësuar shumë nga ai dhe përvoja ishte e shkëlqyeshme. Ai ishte një lojtar aq i mirë për t’u shikuar dhe është lojtari im më i preferuar i të gjitha kohërave te Manchester Utd”, tha Januzaj. Futbollisti me prejardhje nga Kosova tha se ia ka lakmi Giggsit që luajti futboll aktiv deri në moshën 40-vjeçare. “A mund ta imagjinoj veten duke luajtur në moshën 40 vjeçe? Sigurisht, nëse ende jam në formë. Ju kurrë nuk e humbni kualitetin, është diçka që e kam mësuar nga ai”, ka thënë Januzaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat