Berisha lëndohet në ndeshjen me dy të skuqur

Sporti

Berisha lëndohet në ndeshjen me dy të skuqur

Nga: K.Goca Më: 29 tetor 2014 Në ora: 14:42

Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha, me ekipin e tij, Melbourne Victory, janë eliminuar në çerekfinalen e Kupës së Australisë në futboll. Melbourne Victory si mysafir pësoi humbje pas vazhdimeve me rezultat 4:2 nga Perth Glory. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 2:2, ndërsa pas vazhdimeve vendasit shënuan edhe dy gola dhe fituan me 4:2. Berisha luajti deri në 44-të, por e lëshoi fushën, shkaku i një lëndimit dhe kjo ishte një hendikep i madh për skuadrën e tij. Ai ka ndier dhimbje në kofshën e këmbës dhe nuk dihet për sa do të mungojë. Lëndimi i Berishës ia shton problemet Melbournit, skuadër e cila po vuan edhe mungesën e Archie Thompson. Kjo ndeshje pati edhe dy futbollist të skuqur: Gerogievski pas kartonëve të verdhë (në minutën e 98-të) dhe Leijer direkt me karton të kuq (në minutën e 111-të(, që të dytë të Melbourne Victory.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat