Ancelotti: Është e pamundur t’ia mbyllësh gojën Blatterit

Sporti

Ancelotti: Është e pamundur t’ia mbyllësh gojën Blatterit

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 14:15

Në Real Madrid nuk është pritur mirë deklarata e Sepp Blatterit, njeriut të parë të FIFA-s, i cili e “favorizon” portierin e kombëtares së Gjermanisë dhe të Bayernit të Munihut, Manuel Neuer, në garën për ‘Topin e Artë 2014’. Trajneri i kampionit në fuqi evropian, Carlo Ancelotti, sado që është i matur në deklaratat e tij, kësaj here nuk mudn të durojë. Trajneri i Realit ju kundërvu drejtpërdrejtë presidentit të FIFA-s, duke thënë: “Është e pamundur t’ia mbyllësh gojën Blatterit. Për ‘Topin e Artë’ flitet gjithmonë për këtë, por këtë vit nuk është se ka shumë për të menduar. Vitin e kaluar flitej për Ribery dhe Messin, por nëse shihen titujt dhe golat e shënuar nuk ka dyshim se cili duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’, ai është Cristiano Ronaldo. Këto fjalë nuk kanë shumë kuptim”. Ancelotti tha se do t’i pëlqente që të jetë Trajner i Vitit. “Do të më pëlqente ta fitoja këtë trofe, por çmimin më të madh unë e mora, dhe ai ishte kur fitova Championsin me Realin”, shprehet ai. Ancelotti flet edhe në lidhje me deklaratat e Xavi Hernandez pas derbit të madh botëror, Real-Barcelona, kur mesfushori u shpreh se Reali fitoi duke luajtur në kundërsulm. “Ky është opinioni i një futbollisti të madh. Kundërsulmi i Realit të Madridit është i tmerrshëm, por për të fituar duhet edhe të kontrollosh topin dhe të tregosh saktësi. Kjo është ajo që ne bëmë kundër Barcelonës. Deklaratat e tij nuk i konsideroj një mungesë respekti. Është opinion teknik i një lojtari që ka një eksperiencë të jashtëzakonshme”, thotë Ancelotti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat