Ja cilët lojtarë i lavdëron Mourinho

Sporti

Ja cilët lojtarë i lavdëron Mourinho

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 11:37

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, me gjithë fitoren minimale si mysafir me rezultat 2:1 kundër ekipit të League Two, Shrewsbury, duket se është i kënaqur me angazhimin e disa futbollistëve. Chelsea kualifikohet në çerekfinalen e Capital One Cup dhe pretendon edhe të fitojë këtë trofe. “Katër lojtarë që luajtën ishin shembull perfekt për të tjerët. Drogba, Luis, Cahill dhe Oscar ishin brilant”, i lavdorën Mourinho. Ai tha se ndihet i lumtur që udhëhoqi ekipin drejt fitores së mundimshme. “Ky është një shembull mjaft i mirë për futbollistët Andreas Christensen dhe Nathan Ake, pra unë jam i lumtur që kam udhëhequr ekipin në këtë ndeshje të vështirë”, thotë Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat