Kërkojnë në Kosovë të mbahet Kampionatin Botëror

Sporti

Kërkojnë në Kosovë të mbahet Kampionatin Botëror

Nga: K.G. Më: 29 tetor 2014 Në ora: 10:54


Federata e Minigolfit e Kosovës ka pasur një takim shumë të rëndësishëm me presidentin e Federatës Botërore të Minigolfit, dr Gerhard Zimmerman. Takimi është mbajtur në zyrën e Gerhard në qytetin Bamberg të Gjermanisë. “Në takim kemi diskutuar për të ardhmen e Federatës së Minigolfit të Kosovës, rolin e federatës sonë përballë federatave tjera nga Ballkani siç janë Federata e Minigolfit e Turqisë, Sllovenisë dhe Kroacisë. Federata Botërore e Minigolfit ka shfaq interesim që Kampionati Botëror i Minigolfit në vitin 2016 të mbahet në njërën nga Shtetet e Ballkanit të cilat i kanë federatat aktive, dhe kjo ka qenë tema kryesore e bashkëbisedimit me Presidentin Zimmerman. Si kryetar i Federatës së Minigolfit të Kosovës kërkova nga presidenti që edhe ne të jemi pjesë e garës për organizim të Kampionatit Botëror të Minigolfit me 2016’ dhe në emër të federatës sonë mora përgjegjësin e një propozim plani ideor, që brenda dy muajve t’i japim idet dhe propozimet tona për organizimin e këtij evenimenti shumë të rëndësishëm. Së bashku me Presidentin Gerhard, i pranishëm ishte edhe Drejtori Sportiv Pasi Aho”m thuhet nga Lavdim Zylfiu, kryetar i federatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat