Eredivisie, Ajaxi nuk fal ndaj Eagles

Sporti

Eredivisie, Ajaxi nuk fal ndaj Eagles

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 23:25

Ajaxi pas dy barazimeve radhazi bën kthesën në Eredivisie duke mposhtur 3-1 në Amsterdam Arena Go Ahed Eagles e duke e ngushtuar në vetëm 1 pikë diferencën me Psv-në kryesuese dhe pse skuadra nga Eindhoveni e luan këtë të Dielë ndeshjen e saj të vlefshme për javën e 8-të të kampionatit. Ishte sulmuesi i ri El Ghazi ai që zhbllokoi rezultatin në këtë takim me 19-vjecarin që pas Championsit gjeti rrugën e rrjetës edhe në Eredivisie. Por edhe pse pa veten në disavantazh Go Ahed Eagles nuk u dorëzua dhe në minutën e 28-të barazoi shifrat e takimit në 1-1 falë golit të realizuar nga Lewis.

Përpjekjet e harkëtarëve nuk ishin të suksesshme në pjesën e parë për të ndryshuar sërish rezultatin megjithatë skuadra e Frank De Boer arriti të shënonte golin e avantazhit 11 minuta nga fillimi i pjesës së dytë. Sulmuesi polak Milik pasi u shërbye saktë nga mbrojtësi Ricardo Van Rihjn ja doli të mposhte për herë të dytë në këtë sfidë portierin mik Cummins duke i cuar shifrat në 2-1 në favor të Ajaxit. Për të blinduar fitoren e vendasve mendoi ylli i rekordmenëve të Holandës mesfushori danez Lasse Schone që në minutën e 75-të shënoi edhe golin e 3-1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat