Xhaka i shpëton dënimit

Sporti

Xhaka i shpëton dënimit

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 19:52

Taulant Xhaka nuk do të dënohet për përshëndetjen që bëri javën e kaluar, duke vendosur dorën në zemër, e që nga disa u interpretua si përshëndetje naziste.

Mesfushori i Baselit, Taulant Xhaka i ka shpëtuar dënimit pas përshëndetjen që bëri javën e kaluar, duke vendosur dorën në zemër, e që nga disa u interpretua si përshëndetje naziste

Tabloidi zviceran, Blick,raporton se Liga Zvicerane e Futbollit ka njoftuar se gjykatësi ka mbyllur rastin e reprezentuesit të Shqipërisë.

Kurse, prishtinasi është arsyetuar duke thënë se me këtë gjest deshi t’i përshëndeste disa të afërm, duke vendosur dorën në zemër. “Nëse jam keqinterpretuar, kërkoj falje”, shtoi ylli i ekipit kuqezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat