Ankohen danezët për vendimin e UEFA-s

Sporti

Ankohen danezët për vendimin e UEFA-s

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 17:38

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së UEFA-s lë të pakënaqur edhe Federatën Daneze të Futbollit e cila reagon duke deklaruar se luajtja e sfidës kundër Serbisë pa tifozë, penalizon tifozët e saj. “Vendimi për ta luajtur ndeshjen pa tifozë dëmton mbështetësit e Danimarkës të cilët kanë blerë biletat për sfidën kundër Serbisë që përpara vendimit të UEFA-s”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e Federatës Daneze të Futbollit. Presidenti Klaus Meyer-Breton thekson se do të nisë kontaktet me autoritetet serbe dhe ato të UEFA-s për të bërë të mundur praninë e danezëve në sfidën e Beogradit. Kreu i federatës daneze shton gjithashtu se do të kërkojë garanci nga autoritetet serbe për sigurinë e kësaj sfide.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat