Duka: Vendimi i UEFA-s, i ndikuar politikisht

Sporti

Duka: Vendimi i UEFA-s, i ndikuar politikisht

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 11:07

Presidenti i Federatës së Futbollit Shqiptar, Armand Duka, tha se vendimi është i ndikuar politikisht! “Vendimi i UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri është i ndikuar politikisht. Kam mbetur i çuditur me konkluzionet e hetimit të Komisionit të Disiplinës së UEFA-s, që i jep fitoren në tavolinë Serbisë. Gjyqtari i takimit dhe delegati i UEFA-s nuk e kanë urdhëruar ekipin të dilte në fushë, por vetëm kanë pyetur nëse është në gjendje për të vazhduar lojën. Sipas UEFA-s mund të rrahësh futbollistët në fushë e të marrësh 3 pikë në tavolinë!?”, tha Duka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat