E pabesueshme, por e vërtetë: Edhe Serbët të pakënaqur me UEFA-n

Sporti

E pabesueshme, por e vërtetë: Edhe Serbët të pakënaqur me UEFA-n

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 11:05

Zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Goran Milanovic, nuk është i kënaqur me vendimin e UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Sipas vendimit të Komisionit Disiplinor ët UEFA-së, Serbia do të “qeraset” me fitore 3-0 ndaj Shqipërisë, por atyre do t’u merren tre pikë, që do të thotë se ata do të përfundojnë pa asnjë pikë më shumë.

“Nuk jam i kënaqur. Nuk do të thosha asgjë më shumë, Federata e Futbollit do të dalë me një deklaratë publike”, ka thënë ai për agjencinë Beta.

Vendimi i UEFA-së, që pritet të bëhet publik në mesditë, ndëshkon të dyja federatat edhe me nga 100 mijë euro, derisa e detyron Serbinë të luajë pa tifozë në dy ndeshjet e radhës si vendas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat