Turpi nuk ka brirë!

Sporti

Turpi nuk ka brirë!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2014 Në ora: 10:54

UEFA, shikojë të gjitha incizimet se si u rrahën futbollistët e kombëtares së Shqipërisë në stadiumin e Partizanit në Beograd! Shikojeni të gjitha incizimet fije e për pe, shihen njerëz me maska e me të veshura në të zeza që sulmojnë futbollistët tanë. UEFA, a e di kush janë ata me të zeza? Ata janë kriminelët serb! UEFA, a e keni parë kriminelin Ivan Bogdanon në fushë? UEFA, përse hyri në fushë Bogdanov që e ka të ndaluar me vite të jetë në stadiume. UEFA, a e keni parë si u sulmuan me karrige Bekim Balaj nga shovinisti serb. Pastaj u sulmuan Lorik Cana, Andi Lila, Taulant Xhaka, Mërgim Mavraj, Burim Kukeli etj. Në hyrje të tunelit futen tifozët kriminel serb qëllojnë sa munden futbollistët shqiptar. Në stadiumin mbi 32 mijë shovinist serb, brohoritën në kor: Vritni, vritni, mbyteni, mbyteni shqiptarin! Futja e tifozëve në fushë dhe sulmi ndaj kombëtares tonë, a thua a ishte dhunë përtej dhune. A ishte ky racizëm? Asnjë tifoz shqiptar në stadium dhe ne dënohemi me 100 mijë euro, regjistrohet ndeshja me rezultat 3:0 në favor të Serbisë. E pakuptueshme. Turpi nuk ka brirë. Serbia ka qenë organizatore e ndeshjes dhe jo Shqipëria. Ronaldo, Drogba, Balotelli, Ibrahimoviç, Klopp, Beckham e shumë emra të mëdhenj të futbollit, ishin të trishtuar nga dhuna në Beograd. Në fund dënohet Shqipëria! Serbia nuk ishte hera e parë që bëri dhunë e racizëm, sepse në vitin 2012 në Krushevc u sulmuan futbollistët e rinj të Britanisë së Madhe, pastaj është vrarë nga tifozët e Partizanit një tifoz i skuadrës franceze, Touluses shumë probleme tjera si në Gjenovë etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat