Sa kohë i duhet Schumacher për t’u shëruar ?

Sporti

Sa kohë i duhet Schumacher për t’u shëruar ?

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 13:04

Mjeku Jean-Francois Payen shpjegon gjithashtu se prej pak kohësh ish- kampioni i Formula 1 është kthyer në shtëpi, në Gland të Zvicrës, vendi ideal për të kaluar periudhën e rehabilimit. "Michael Schumacher ka dalë nga koma, por do t’i duhen 2 ose 3 vjet për t’u rikuperuar tërësisht”, deklaron mjeku i tij, Jean-Francois Payen, shef i repartit të anestezisë dhe reanimacionit në spitalin e Grenoble, në Francë. Pas aksidentit të rëndë me ski në 29 dhjetor të 2013 në Meribel, për Schumacher ka nisur një fazë e re, ai është në rrugën e shërimit por që premton të jetë shumë e gjatë. "Pas një goditjeje të rëndë në kokë ata që arrijnë të dalin nga koma i pret një periudhë e gjatë me shumë faza rehabilitimi. Të kthehesh njeriu që ke qenë më parë është një mision i vështirë, por jo i pamundur”, citohet Payen nga e përditshmja franceze “Le Parisien”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat