Alonso te McLaren, çështje kohe

Sporti

Alonso te McLaren, çështje kohe

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 20:42

Është edhe një tjetër hipotezë shumë më pak e besueshme që Alonso të mund garojë në Le Mans 24 orë me skuadrën e Porsche.

Për Fernando Alonson është gjithçka e qartë, por për të gjithë ata që kërkojnë të dinë të ardhmen e pilotit spanjoll në Formula 1 mbeten akoma hipotezat. Pas dy javësh në Austin ku do të zhvillohet Cmimi i Madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas të gjitha gjasave do të komunikohet destinacioni i ri i Alonsos që me shumë mundësi do të jetë Mclaren-Honda.

Menjëherë pasi ish presidenti i Ferrarit Luca Di Montezemolo bëri të ditur motivet e largimit të 33-vjecarit asturian nga kokëkuqja mbi tavolinën e hipotezave mbeten tre skenarë të mundshëm. I pari është akordi me Mclaren, i dyti është tentativa e Alonsos për të hyrë në marrëdhëniet mes Hamilton e Mercedes, pavarësisht se britaniku ka edhe një vit kontratë me skuadrën gjermane, ndërsa i treti është që spanjolli të qëndrojë ende në pritje ndoshta edhe për një periudhë 1-vjecare në kërkim të një oferte nga ana teknike më të sigurtë se ajo që i ofron Mclaren pilotit 33-vjecar i cili dëshiron të fitojë menjëherë një tjetër titull.

Është edhe një tjetër hipotezë shumë më pak e besueshme që Alonso të mund garojë në Le Mans 24 orë me skuadrën e Porsche. Por ndërkohë që Alonso është afër lajmërimit të destinacionit të tij të ri skuadra e Mclaren këtë të Mërkurë komunikoi prishjen e marrëveshjes me drejtorin sportiv Sam Michael në përfundim të këtij sezoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat