Gazeta austriake: UEFA përjashton Serbinë dhe Shqipërinë?

Sporti

Gazeta austriake: UEFA përjashton Serbinë dhe Shqipërinë?

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 19:43

Serbia dhe Shqipëria mund të përjashtohen nga eliminatorët e Evropianit “Francë 2016”.

Gazeta austriake “Kurier” shkruan se të dy kombëtaret mund të përjashtohen nga garat e eliminatorëve për EURO 2016.

“Pas ndërprerjes së ndeshjes, shqiptarët nuk pranuan të ktheheshin më në fushë, edhe pse u pyetën për një gjë të tillë. Serbët për këtë shpresojnë ta fitojnë lojën 3:0, por ndeshja edhe mund të përsëritet. Në rastin më ekstrem, përjashtimi i të dy këtyre përfaqësueseve nga kualifikimet për Kampionatin Evropian mund të jetë i mundshëm”, shkruan “Kurier”.
Ndryshe, UEFA nesër do të marrë vendimi lidhur me ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat