Shqiptarët treguan autoritet në Bullgari

Sporti

Shqiptarët treguan autoritet në Bullgari

Nga: Kemajl Goca Më: 22 tetor 2014 Në ora: 17:12


Futbollistët e talentuar shqiptar, Albian e Adonis Ajeti dhe Argjend Cani, treguan autoritet në Bullgari. Ata me ekipin e tyre, Baseli U-19, i shkaktuan debakël me rezultat 5:0 Ludogorets U-19, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit E në Champions League. Albian Ajeti realizoi dy gola në minutën e 19-të e 42-të, ndërsa Cani në atë të 13-të. Dy gola të tjerë u shënuan në pjesën e dytë përmes Itten (64’) e Pickel (65’), duke deklasuar me 5:0 ekipin bullgar. Albian Ajeti luajti deri në minutën 74-të, kurse dy shqiptar të tjerë krejt ndeshjen. Liverpool U-19 kryeson me 6 pikë sa ka edhe Baseli i dyti, pastaj renditen: Real U-19 me 6 e Ludogorets me 0 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat