Peja e pafat në Nikshiq!

Sporti

Peja e pafat në Nikshiq!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2014 Në ora: 21:18

Ekipi i Pejës ishte shumë afër rezultatit pozitiv, por fati sportiv ia ktheu shpinën dhe pësoi humbje të ngushtë me rezultat 86:84 nga Sutjeska e Nikshiqit, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit B në Ligën Ballkanike në basketboll. Pejanët bënë lojë shumë të mirë sidomos në çerekun e dytë dhe të tretë, por gjithçka ndryshoi në çerekun e fundit. Në minutën e 10-të, Sutjeska ishte në epërsi me rezultat 25:14, por Peja stabilizohet në lojë duke përmbysur epërsinë e rivalit. Në minutën e 20-të, pejanët kalojnë në epërsi me 35:34, për ta shtuar në dhjetë pikë (66:56). Peja pati epërsi të mirë në minutën e 30-të, por nuk e ruajti në vazhdim. Çereku i fundit qe i plogshtë për pejanët dhe pësuan humbje me dy pikë dallim (86:84). Alban Veseli me 20 pikë dhe Samir Shaptahoviqi me 17 ishin më efikasit te Peja, ndërsa te vendasit Pavliçeviq me 20 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat