‘Zizi’ Platinisë e UEFA-s: Dënojeni rëndë Serbinë

Sporti

‘Zizi’ Platinisë e UEFA-s: Dënojeni rëndë Serbinë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2014 Në ora: 13:52

Legjenda e boksit, Aziz Salihu, është i tronditur me sjelljen e vandalëve serb kundër kombëtares së Shqipërisë. “Sportisti është i paprekshëm në fushë. Është krim i rëndë kur tifozi sulmon futbollistët. Nuk ka turp më të madh se kur sheh vandalët serb duke sulmuar futbollistët e kombëtares tonë”, tha Salihu, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos. ‘Zizi’ kërkon dënime të ashpra ndaj Serbisë. “Kërkojë nga presidenti i UEFA-së, Michel Platini dhe komisionet e këtij asociacioni që të ndëshkojnë rëndë Serbinë. Sepse ajo çfarë ndodhi në fushë është e turpshme. Po ashtu sjellja e tifozëve shovinist serb ishte e rëndë, kur asnjëherë nuk u ndalen duke brohoritur në kor: Vrisni shqiptarët”, tha legjenda e boksit. Ai tha është krenar me futbollistët tanë se si luajtën në fushë dhe si e mbrojtën flamurin kombëtar e portretin e patriotëve tanë: Ismajl Qemaili e Isa Boletini. “Isha shumë i emocionuar, sepse trimat tanë punë të madhe në stadiumin e Partizanit në Beograd, sepse mbrojtën flamurin që të mos përdhoset nga kriminel serbë. Ishte tronditëse kur pashë tifozët serb se si futen në fushë dhe sulmuan lojtarët tanë. Platini e UEFA i kanë të gjitha faktet. Unë si fitues i medaljes olimpikes dhe pjesëmarrës në tri olimpiada, i bëj thirrje Platinisë dhe UEFA-s që ta ndëshkojë Serbinë dhe ta regjistrojë ndeshjen me rezulta zyrtar 3:0 për Shqipërinë”, thotë Salihu.
K.Goca

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat