United i Januzajt, vetëm barazim kundër WBA-s

Sporti

United i Januzajt, vetëm barazim kundër WBA-s

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 23:05

Manchester United me vështirësi siguroi një barazim 2:2 kundër WBA-s.
Skuadra Louis Van Gaal, Manchester United, ende nuk po arrin të këndellet.

Djajtë e Kuq nuk arritën më shumë se një barazim 2:2 në ballafaqimin me WBA-n në udhëtim.

Stephane Sessegnon (8’) dhe Saido Berahino (66’) shënuan golat për vendasit në këtë ndeshje, teksa për Unietdin realizuan Marouane Fellaini (48’) dhe Daley Blind (87’).

Për United në këtë sfidë 90 minuta u paraqit kosovari, Adnan Januza, mirëpo ai nuk arriti të lë gjurmë të mëdha në këtë sfidë.

Pas këtij barazimi, United ka 12 pikë në pozitën e gjashtë të renditjes në Premierligë, teksa WBA-ja renditet e 14-ta me 9 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat