Guardiola: Me Romën e vështirë, test i fortë për ne

Sporti

Guardiola: Me Romën e vështirë, test i fortë për ne

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 22:51

Ndërkohë Robben thumbon Romën: Cudi që një ekip italian të luajë kaq bukur.

Pep Guardiola dhe Arjen Robben ngrejnë në qiell Romën në prag të supersfidës mes Bayernit dhe skuadrës verdhekuqe që do të luhet këtë të Martë në stadiumin Olimpico. Është një kënaqësi të ndjekësh Romën si spektator u shpreh trajneri spanjoll i Bayernit ndërkohë që sulmuesi holandez me deklaratën e tij thumboi futbollin italian pasi theksoi se Roma luan bukur për të qenë një skuadër italiane. Për Guardiolën sfida e Olimpicos do të jetë një test shumë i mirë për të vlerësuar formën në të cilën ndodhet skuadra e tij.

“ Ndaj Romës do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne. Gjithsesi cilado skuadër që do të fitojë këtë të Martë nuk do të kualifikohet pasi janë ende në lojë edhe 12 pikë. E kam thënë edhe më përpara që grupi ku ndodhemi ne do të zgjidhet vetëm në momentin e fundit. Në Olimpico do të jetë një shans i madh për ne për të testuar formën në të cilën ndodhemi”.

Më pas Guardiola foli edhe për kolegun e tij francezin Rudi Garcia i cili që në mometin që ka marrë drejtimin e Romës i ka shndërruar kryeqytetasit në një skuadër të frikshme.

“ Nuk është e lehtë për një të huaj të shkojë në një vend të tjetër dhe të vërë në përdorim idetë e tij, por Garcia ia ka dalë ta bëjë dicka të tillë. Besoj se në vitet e fundit Conte ka bërë shumë mirë me idenë e tij të ndërtimit të lojë që nga mbrojtja. Edhe Roma arrin ta bëjë dicka të tillë prandaj këto dy skuadra kanë sunduar futbollit italian në periudhën e fundit”.

Ashtu si trajneri i tij edhe Arjen Robben komplimentoi Romën. Sipas holandezit kryeqytetasit zhvillojnë një futboll shumë të bukur, prandaj Bayerni duhet të ruhet nga ata. Në përfundim të konferencës për shtyp Robben deklaroi se Roma edhe pse fillimisht u mendua si një skuadër më pak favorite në Grupin E tashmë ka po aq shanse sa bavarezët dhe Manchester City për të avancuar më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat