Di Cintio: Shqipëria nuk mund të fajësohet për dronin

Sporti

Di Cintio: Shqipëria nuk mund të fajësohet për dronin

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 10:19

Serbia shoviniste duhet të ndëshkohet në mënyrën më të rëndë të mundshme, sepse nuk është hera e parë që shkakton dhunë e më shumë se racizëm. Avokati italian Cesare di Cintio, në një intervistë, ka thënë se Serbia është përgjegjës për çfarë ndodhi në mbrëmjen e 14 tetorit në stadiumin “Partizan” dhe Shqipëria duhet të fitojë ndeshjen në tavolinë. Sipas avokatit të njohur, refuzimi i Shqipërisë për rikthimin në fushë është i kuptueshëm, pasi situata në ato kushte nuk kishte lidhje me futbollin dhe nuk kishte më siguri në fushë. Në lidhje me përgjegjësinë, Di Cintio tha se Shqipëria nuk mund të fajësohet për dronin, pasi UEFA dhe policia nuk kanë provuar që flamuri është ngritur nga ndonjë tifoz apo drejtues i kombëtares shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat