Wolff: Hamilton e Rosberg te Mercedes edhe në 2015

Sporti

Wolff: Hamilton e Rosberg te Mercedes edhe në 2015

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 00:13

“Dy pilotët tanë, Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg, do të qëndrojnë me ne edhe gjatë 2015".

“Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg do të qëndrojnë së bashku te skuadra e Mercedes edhe gjatë vitit të ardhshëm”. Kjo është deklarata e drejtuesit kryesor të skuadrës gjermane, Toto Wolff, që gjithsesi nuk e përjashton mundësinë e zgjidhjeve alternativë në rast të situatave të jashtëzakonshme.

“Dy pilotët tanë, Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg, do të qëndrojnë me ne edhe gjatë 2015. Gjithsesi është nevojshme të kesh një opsion reserve për situata të paparashikueshme. Ne jetë asnjëherë nuk mund të flitet me 100% siguri.”

Në fakt Nico Rosberg duket i blinduar te Mercedesi, pasi ka rinovuar vetëm pak kohë më parë, dyshimet bien mbi pilotin britanik, të cilit i skadon kontrata në vitin 2015. Ferrari dhe Red Bulli kërkojnë të përfitojnë nga situata e nderë mes dy pilotëve të skuadrës gjermane, për të nënshkruar me Hamilton.

“Në përfundim të kampionatit do të ulemi në tryezë me Lewis. Shpresojmë të zgjidhim gjithçka edhe për sezonin e ardhshëm”.

Botërori i Formula 1 aktualisht kryesohet nga Hamilton që ka grumbulluar gjithsej 241 pikë, ndërsa pas britanikut me vetëm 3 pikë më pak renditet Rosberg, ç’ka do të thotë se në 5 çmimet e mbetura do të ketë një garë të ashpër për titullin kampion mes dy pilotëve të Mercedes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat