Bendtner sulmon Shqipërinë!

Sporti

Bendtner sulmon Shqipërinë!

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 17:23

Përzgjedhësi i kombëtares së Danimarkës, Morten Olsen, bën planin për ndeshjen me Shqipërinë, e cila zhvillohet me 11 tetor në stadiumin e Elbasanit, e vlefshme e grupit I për Euro 2016 bë futboll. Danezët synojnë të janë në nivelin më të lartë dhe kanë drojën nga kuqezinjtë, ku patën mundur me rezultat 1:0 Portugalinë në Aveiro. Danimarka do të udhëtojë për në Elbasan pas fitores si vendas me rezultat 2:1 ndaj Armenisë. Përzgjedhësi danez ka shpallur listën e futbollistëve me të cilët do të arrijë në Shqipëri për ndeshjen e 11 tetorit në “Elbasan Arena”. Ekipi danez udhëhiqet nga sulmuesi kontravers jashtë fushës, por i shkëlqyer në lojë, Nicolas Bendtner. Sipas medieve daneze dy emrat e ri në grumbullim janë Uffe Beach (Midtjyland) dhe Youssuf Poulsen (RB Leipzig), të cilët deri më tani kanë luajtur me U-21 të Danimarkës. Të ftuar janë: portierët: Kasper Schmeichel, Stephan Andersen, Jesper Hansen. Mbrojtës: Peter Ankers, Kian Hansen, Simon Kjær, Daniel Agger, Andreas Bjelland, Nicolai Boilesen, Simon Poulsen. Mesfushorë: Christian Eriksen, Jakob Poulsen, Lasse Schöne, Pierre Emile Højbjerg, Thomas Kahlenberg, William Kvist, Michael Krohn-Dehli. Sulmues: Nicklas Bendtner, Uffe Bech, Martin Braithwaite, Lasse Vibe and Yussuf Poulsen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat