Rinovon me Arsenalin

Sporti

Rinovon me Arsenalin

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 13:03

Futbollisti Olivier Giroud zgjat kontratën me Arsenalin deri në vitin 2018. Sulmuesi francez dhe shoqëria londineze arritën marrëveshjen e re sipas së cilës, lojtari do të përfitojë rreth 80 mijë funte në javë gjatë 4 viteve të ardhshme. Kontrata e vjetër skadonte në vitin 2016, por Arsene Wenger këmbënguli që ish sulmuesi i Montpellier ta vazhdojë karrierën në “Fly Emirates” edhe pse nuk luan që prej muajit Gusht për shkak të një dëmtimi. Ky është sezoni i tretë me fanellën e Arsenalit për 28-vjeçarin, i cili u transferua nga kampionati francez për 12 milionë euro në vitin 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat