Pellegrini i bindur: City e mund Romën

Sporti

Pellegrini i bindur: City e mund Romën

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 18:58

Në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide trajneri i klubit anglez, Manuel Pellegrini u shpreh me bindje se Manchester City do ta fitojë ndeshjen ndaj verdhekuqëve.

Pas humbjes në transfertë me Bayern Munich në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve, Manchester City do të presë Romën në shtëpi me detyrimin për të fituar, pasi një tjetër rezultat negativ mund ta vështirësonte jo pak rrugën e Citiziens në këtë edicion të Uefa Champions League. Në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide trajneri i klubit anglez, Manuel Pellegrini u shpreh me bindje se Manchester City do ta fitojë ndeshjen ndaj verdhekuqëve të Garcias, edhe pse sipas teknikut kilian Roma është një kundërshtar shumë i vështirë.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne në prag të kësaj sfide nuk është se ndiejmë ndonjë presion të madh. Duhet të fitojmë, dhe do ta arrimë dicka të tillë edhe pse përballë do të kemi një kundërshtar shumë të fortë. Edhe gjatë sezonit të shkuar ne u mundëm në ndeshjen e parë por më pas arritëm të fitonim 5 sfidat e tjera të grupit”.

Më pas numri një i stolit të Citziens foli edhe njëherë tjetër për sfidën e humbur me Bayernin dhe për vështirësinë që paraqet Grupi E i Champions League.

“Në fushën e Bayernit ishim shumë pranë marrjes së një barazimi, por edhe nëse do të kishim marrim një pikë, dicka e tillë nuk do të ndikonte aspak në përqëndrimin tonë në prag të një sfide të tillë si kjo ndaj Romës. Një tjetër hap fals në një grup si ky ku ndodhemi ne mund të jetë fatal, edhe pse unë kam besim dhe jam i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë”.

Të njëtin optimizëm si Pellegrini shfaqi në konferencën për shtyp edhe portieri i kampionëve të Anglisë, Joe Hart.

“Kemi nevojë t’i nisim në mënyrën më të mirë ndeshjet shtëpiake në këtë edicion të Uefa Champions League. Por në të njëjtën kohë jemi të vetdijshëm se sa shumë të vështirë do ta kemi për të mposhtur një rival të fortë si Roma. E dimë që ata kanë në ekip lojtarë të një niveli shumë të lartë por nga ana tjetër ne jemi më shumë sesa të gatshëm për t’i bërë gjërat mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat