Palestër sportive moderne në Kastriot

Sporti

Palestër sportive moderne në Kastriot

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 16:05


Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, e ka përuruar palestrën e sportit në qytetin e Kastriotit, e cila ka kushtuar mbi dy milionë euro. Në ceremoninë përuruese ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së së Kastriotit, Xhafer Gashi dhe sportistë e shumë të rinj nga ky qytet. “Kjo palestër është një investim i MKRS-së në kuadër të investimeve gjithandej Kosovës që kemi bërë. Është një mision i yni që në çdo komunë të ndërtojmë infrastrukturën e nevojshme për sport, që të rinjtë tanë të merren me sport, pra të masivizohet sporti dhe të promovojmë talentet. Edhe komuna juaj ka sportistë të dalluar dhe të rinj të talentuar dhe nga kjo palestër do të dalin emra që do ta përfaqësojnë Kosovën edhe në gara ndërkombëtare”, tha Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat