Sa kushton bileta për ndeshjen Shqipëri-Danimarkë?

Sporti

Sa kushton bileta për ndeshjen Shqipëri-Danimarkë?

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 12:36

Federata Shqiptare e Futbollit ka informuar të gjithë tifozët dhe të interesuarit mbi çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri – Danimarkë, e cila do të zhvillohet më 11 tetor, në orën 20.45, në stadiumin e ri “Elbasan Arena”. Shitjet do të fillojnë në datën 5 tetor dhe do të ketë pika shitjeje në Elbasan dhe në Tiranë. Megjithatë, çmimi i biletave mbetet mjaft i lartë, shembull ulëset në tribunat A2 dhe A3 do të kushtojnë 10,000 leke (70 euro) sa edhe ajo B3, ndërsa biletat e tribunave B2 dhe B4 8,000 leke (përafërsisht 57 euro) sa edhe ato në A1 e A4. Diç më të lira janë ato në B1 dhe B5 6,000 lekë (42 euro) Tribuna E 3,000 leke (21 euro), Tribuna D + F 2,000 lekë (14 euro), Tribuna G1 + G3 + C1 + C3 1,500 leke (10,70 euro) dhe biletat më të lira janë në Tribunat G2 + C2 që kushtojnë 1,000 lekë (7 euro). “Ndryshe nga çdo event tjetër, në prani të pajisjeve moderne që stadiumi i ri do të ofrojë në të gjitha drejtimet, përfshire dhe sistemin e biletave dhe të kontrollit, biletat e prodhuara për këtë ndeshje nga FSHF do të kenë elemente sigurie të nivelit më të lartë, me “barcode” kontroll elektronik, etj. Sistemet e kontrollit në hyrjet e stadiumit do të jenë tërësisht elektronike”, thuhet në njoftimin nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat