Rezultate të mira për shqiptarët

Sporti

Rezultate të mira për shqiptarët

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2014 Në ora: 13:27


Adrian Nikçi luajti nga minuta e 79-të për Young Boysin dhe shënoi në fitoren e thellë të kësaj skuadre me rezultat 5:0 ndaj Slovan Brastisllava nga Sllovakia, në ndeshjen e parë të grupit I në Europa League në futboll. Florent Hadërgjonaj luajti titullar, ndërsa Nikçi nga minuta e 79-të dhe iu gëzuan fitores. Nikçi shënoi gol në minutën e 80-të për rezultatin 4:0, ndeshje që e fituan me 5:0. Berat Gjimshiti e Burim Kukeli luajtën titullarë për Zurich-un, e cila në udhëtim humbi me rezultat 3:2 nga Apolloni i Qipros (grupi A). Kukeli u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 79-të. Dinamo e Zagrebit si vendas e mundi me 5:1 Astrën nga Rumania (grupi D). Arian Ademi luajti tërë takimin dhe në minutën e 90-të u ndëshkua me karton të verdhë. Shqiptari Bashkim Kadri me Copenhagen treguan lojë të mirë dhe fituan me rezultat 2:0 ndaj Helsinkit (grupi B). Kadri luajti deri në minutën e 58-të, kurse Erfan Zeneli nga minuta e 77-të për Helsinkin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat