Benzema t’i hesht kritikët!

Sporti

Benzema t’i hesht kritikët!

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 11:44

Drejtuesit e Real Madridit presin shumë më shumë nga sulmuesi Karim Benzema, i cili në edicionin e ri nuk po dëshmohet me efikasitetin e tij. Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane dhe ish-futbollisti i Realit, tha e di se çfarë lloj lojtari është Benzema. ‘Ai është sulmuesi kryesor i Real Madrid, por ai nuk ka shënuar kohët e fundit. Kritikët gjithmonë do të jenë atje”, tha Zidane. Sipas tij, Benzema duhet të shënojë më shpesh që të heshtë kritikët! “Benzema duhet të shënojë më shumë me Real Madridin dhe me Francën dhe ai është i vetëdijshëm për këtë. Ai e di se çfarë lloj lojtari është ai dhe Benzema e di se çfarë pritet prej tij”, tha Zidane. Reali në tri ndeshjet e para në Spanjë, çuditërisht ka një fitore e dy humbje, duke u renditur aktualisht në vend të 13-të me 3 pikë të tubuara. “Vitin e kaluar unë kam qenë më afër tij, por tani pak më pak, sepse unë jam i zënë me Real Madrid Castilla (ekip që bën gara në ligën e tretë spanjolle). Në ndeshjen e ardhshme ai do të shënojë dhe ne do të lëvizim për diçka tjetër”, tha Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat