Cookson: Uniforma e Kolumbisë, e papranueshme

Sporti

Cookson: Uniforma e Kolumbisë, e papranueshme

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 00:28

Foto e uniformave të skuadrës kolumbiane ka bërë xhiron e botës nëpër rrjetet sociale, për “Nude Look”.

“E papranueshme për çdo lloj standarti”. Fjalë të Brian Cookson, president i Unionit Çiklistik Ndërkombëtar, që i përkufizoi në këtë mënyrë uniformat e skuadrës së femrave Bogota Humana, të cilat i prezantoi javën e kaluar me rastin e Xhiros së Toskanës për femra. Foto e uniformave të skuadrës kolumbiane ka bërë xhiron e botës nëpër rrjetet sociale, për “Nude Look” apo pamjen nudo, një imazh optik që krijohet nga ngjyra e mishit të materialit të përdorur në pjesën e barkut dhe pjesët intime të çiklistieve. Vetëm pak orë pas prezantimit të skuadrës, ideja origjinale u kthye në një çështje.

Së fundmi erdhi dhe dënimi i Cookson që në Twitter e përcaktoi si të papranueshëm kompletin e skuadrës duke siguruar se UCI, do të jetë i vëmendshëm ndaj këtij rasti. Edhe Nicole Cooke, fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike Pekin 2008, u shpreh nëpërmjet Twitter. “Kjo gjë e ka transformuar sportin në një shaka”. Çiklistika britanike ju këshilloi vajzave të skuadrës kolumbiane që të refuzojnë garimin me uniformën në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat