Nuk e vajtojmë largimin e Kroosit

Sporti

Nuk e vajtojmë largimin e Kroosit

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 13:54


Bayerni nga Munihu nuk mërzitet aspak pse ishte larguar mesfushori Toni Kroos dhe shkoi në Real Madrid. Ata e shohin ekipin shumë të fortë dhe në tri javët e para kanë mbledhur 7 pikë në Bundesligë, ku së bashku me Leverkusenin e Hannoverin ndajnë tre vendet e para. Kapiteni i Bayernit, Philipp Lahm, tha se nuk ndihet aspak mungesa e Kroosit të skuadra e tij. “Kemi shumë kualitet në skuadrën tonë dhe vështirë mund të gjeni ndonjë pikë të dobët. Nuk do vajtoj për largimin e Kroos. Kam qenë këtu qe një kohë të gjatë dhe nuk kemi ndie mungesën e tyre që janë larguar edhe pse Kroos është një djalosh perfekt”, ka thënë Lahm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat