Inzaghi e sheh gotën gjysmë të mbushur!

Sporti

Inzaghi e sheh gotën gjysmë të mbushur!

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 13:49

Trajneri i Milanit, Filippo Inzaghi, po shijon lezetshëm dy javët e para në Serie A, ngase ka dy fitore radhazi. Në start fituan me rezultat 3:1 ndaj Lazios, ndërsa në udhëtim me 5:4 kundër Parmës ose ka 6 pikë që e renditin në kreun e tabelës dhe me një goldallim 8:5. Inzaghi sa është i lumtur për fitore aq edhe i shqetësuar për katër gola që i pësuan nga Parma ose për dy ndeshje gjithsej 5. Pavarësisht disa gabimeve të rënda në fazën mbrojtëse, trajneri i kuqezinjve e sheh gotën gjysmë të mbushur. “Sigurisht që jam i mërzitur, por nga ana tjetër duhet të jemi edhe të lumtur. Ky grup është i jashtëzakonshëm, të mos harrojmë nga vijmë. Djemtë kanë një shpirt të pabesueshëm, dhe pavarësisht gabimeve tona, tifozët duhet të ndihen krenarë. Do të ishte një mëkat i madh po të mos fitonim. Kemi qenë gjithmonë në epërsi dhe nuk meritonim t’i humbasim dy pikët. Jam vërtet krenar që drejtoj këtë skuadër”, thotë Inzaghi. Në javën e ardhshme do të luhet suerderbi në mes Milanit dhe Juventusit, dy skuadra të pamposhtura. Juve ka një ekip shumë të fortë, e cila në dy takime ka dy fitore dhe një goldallim 3:0. Kjo dëshmon sa të fortën e kanë mbrojtjen, pasi që nuk kanë pësuar asnjë gol. “Do të luajmë ndaj një skuadre të jashtëzakonshme. Po ta analizojmë me kujdes, nuk është një ndeshje e barabartë, por luajmë në San Siro dhe ku i duhet. Me entuziazëm dhe cilësi mund t’ia dalim. Do të vijnë kohë të vështira, por unë kam besim të kjo skuadër, e cila ka shumë uri. Le t’i gëzohemi kreut”, tha Inzaghi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat