Shqiptari në krye të listës së shënuesve në Zvicër

Sporti

Shqiptari në krye të listës së shënuesve në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shtator 2014 Në ora: 11:21

Futbolli zviceran po dominohet nga shqiptarët. Në shumë ndeshje shqiptarët e kanë fjalën kryesore dhe vendosin edhe ndeshjen. Sulmuesi shqiptar me prejardhje nga Maqedonia, Berat Sadiku, është prej më të spikaturve në Kampionatin e Zvicrës. Ai së bashku me zviceranin David Chiumiento, ky i fundit luan për Zurich-un, kryesojnë listën e shënuesve me nga pesë gola. Sadiku anëtar i FC Thun së bashku me Chiumiento për tetë ndeshje shënuan pesë gola dhe janë më të merituarit për pozitat aktuale që mbajnë skuadrat e tyre. Zurich prin në renditje me 19 pikë, duke lënë pas Baselin me 18 pikë (në vend të dytë) dhe Thuni është i treti me 13 pikë. Pastaj është mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi, me prejardhje nga Kosova, që ka realizuar 4 gola për kampionin në fuqi, Baselin dhe është prej më të mirëve në kampionat. Krahas tij edhe sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku, që luan për St.Gallenin, ka shënuar tre gola. Ai do të ishte edhe më efikas sikur të dielën mos të tradhtonte fatin kur humbi penalltinë kundër Vaduzit, me të cilën barazuan 2:2. Andaj, shqiptarët janë fuqi tash e sa vite në Zvicër dhe rasti më i freskët është Berat Gjimshiti që realizoi gol në fitoren bindëse të Zurich-ut 4:1 kundër Sionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat