Ronaldo: Di Maria, lojtar fenomenal

Sporti

Ronaldo: Di Maria, lojtar fenomenal

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 11:20

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, që u shpall futbollisti më i mirë evropian nga asociacioni më i lartë i Kontinentit të Vjetër, UEFA, ka fjalë të mëdha për ish-bashkëlojtarin e tij, argjentinasin, Angel di Maria. Ronaldo tha se Manchester Utd është klub i madh, aty tashmë ku do të luajë Di Maria. “Është mirë për Di Marian. Manchester United është njëra ndër klubet më të mira në botë dhe unë i urojë atij fat të mirë atje. Ai e meriton këtë, sepse është një lojtar fenomenal. Jam i bindur se ai do të shkëlqejë tek Manchester United”, ka thënë Ronaldo. Di Maria tash do të ketë aventurë të re me ekipin anglez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat