Ch. League, Porto, Bate, Apoel e Maribor në grupe

Sporti

Ch. League, Porto, Bate, Apoel e Maribor në grupe

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 22:56

Një përfaqësuese në turneun e kampionëve do të ketë dhe Sllovenia me Mariborin që bëri surprizën e madhe duke eliminuar Celticun.

Uefa Champions League i ka tashmë pesë skuadrat e para të kualifikuara për në grupe nga faza e play-offit. Porto, Zenit, Apoel, Bate Borisov dhe Maribor janë skuadrat që siguruan një biletë për në raundin tjetër. Portugezët e Portos, që kishin fituar 1-0 ndeshjen e parë ndaj Lillë regjistruan një tjetër sukses, këtë herë në shtëpi. Në “Odragao” ekipi luzitan tregoi se përvoja në të tilla kompeticione ka peshën e saj dhe pas një pjese të parë emocionuese zhbllokoi rezultatin me një goditje dënimi perlë të Brahimit. Ndërkohë që mbylli llogaritë, Jackson Martinez në të 69-tën.

Apoel i Nicosias, që tre vjet më parë surprizoi me kualifikimin deri në çerekfinalet e këtij kompeticioni mori një kualifikim bindës ndaj danezëve të Aalborg duke i mundur 4-0 në ndeshjen e kthimit. Skuadra qipriote, që kishte barazuar 1-1 në transfertë zgjidhi takimin që në pjesën e parë me golat e Oliveiras dhe De Vincentit ndërsa në fraksionin e dytë shënoi dhe Aloneftis në minutën e 64-tërt përpara se Sheridan me golin e katërt ta bënte vërtetë të nxehtë mbrëmjen qipriote.

Slovan Bratislava nuk arriti të ndjekë shembullin e Zilinas duke mos mundur dot të kualifikohet për në fazën e grupeve. Ekipi sllovak u mund thellë 3-0 nga Borisov, që kishte eliminuar në raundin e parë dhe Skënderbeun. Rrugën drejt rikthimit të bjelloruseve në Champions e shtroi Gordejchuk në pjesën e parë që filtroi në mënyrë madhështore mes mbrojtësve kundërshtarë përpara se të shënonte golin e epërsisë. Në pesë minutat e fundit, Bate zyrtarizoi më pas kualifikimin me golat e Krivets dhe Rodionov.

Një përfaqësuese në turneun e kampionëve do të ketë dhe Sllovenia me Mariborin që bëri surprizën e madhe duke eliminuar Celticun. Në një ndeshje të shthurur faktikisht por me shumë raste vendosi një gol i Tavaresit në minutën e 75-të. Një kualifikim i merituar për Mariborin dhe për faktin se Celtic u rikthye në kompeticion vetëm si pasojë e pezullimti të Legia Varshavë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat