Të lumtë Driton Kuka, vetëm Ti di si krijohen sportistet botërore!

Sporti

Të lumtë Driton Kuka, vetëm Ti di si krijohen sportistet botërore!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 gusht 2014 Në ora: 10:53

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në xhudo, një trajner i vyeshëm dhe që i vetmi pas periudhës së pas luftës që krijojë sportiste të kalibrit botëror. Kukaj është një punëtor që nuk e ka shoqin, një trajner i madh që shumë shtete evropiane pyesin formulën se si të ndërtojnë kalibër evropian e botëror, si Majlinda Kelmendi, një xhudiste që sundon botën dhe prin në të gjitha ranglistat botërore. Majlinda jonë po bënë kërdinë në Rusi. Majlinda mbrojti titullin e Botës! Driton, të lumtë për punën që ke bërë me vite e vite. Pas luftës iu rreke punës me një fanatizëm, duke ndërtuar yje! Driton, ka pasur shumë njerëz që nuk iu besoni rezultateve që ke arritur një periudhë në rrafshin botëror. Disa hezitoni për sukseset e tija me Majlindën dhe para disa viteve triumfin në shumë turne e quani si diçka të parëndësishme. Pas një periudhe, pra pas vitit 2010 të gjitha sportet luftarake mbeten të stepur me punën e këtij xhentëlmeni! Mbeten të habitur të gjitha sportet luftarake që dyshoni, që nuk po i zëmë me emra, për suksese e Majlindës së madhe, ambasadores tonë, krenarisë së shtetit të Kosovës e kudo që janë shqiptarët. Një Majlindë superiore që u ndërtua nga duart e trajnerit të madh, Driton Kuka. Një Majlindë që theu izolimin ndërkombëtar dhe mori pjesë në Lojërat Olimpike – ‘Londra 2012’. U çua e tërë bota në këmbë. Shkruanin mediet e njohura ndërkombëtare që nga ato televizive, si Euronews, BBC, CNN; raportonte Guardian, Daily Mail, e çdo medium tjetër se nga vjen Majlinda. Prej cilit shtet dhe prej shtetit më të ri në botë, Kosova, që përjetoi terrorin dhe dhunën nga agresori serb. Të gjithë u bindën se kush është Majlinda e Dritoni. Me institucione e me të gjithë hoqën kapelën dhe duartrokitën për këtë pasuri tonën. Dhe të gjithë tash mburren dhe thonë duhet të marrim shembull nga Driton Kuka, se si punohet e prodhohet një garuese botërore. Ai nuk e ka tashmë vetëm një Majlindë, e ka edhe një Nora Gjakova, Akil Gjakova, Distria Krasniqi, Leutrime Krasniqi e shumë luftëtarë të tjerë që po trandin botën. Të Lumtë Driton, një njeri i thjeshtë, me zemër të madhe dhe që po trondit tërë botën. Të lumtë Driton, të lumtë Majlindë, për titullin e Botës që sërish ua solli shtetin më të ri në botë, që na gëzon kudo që jemi shqiptarë. Majlinda jonë që shumë herë e kemi quajtur me shkrime si luaneshë, por ajo është më përtej se luaneshë. Një shqiptare nga Kosova që e po e rrah tërë botën! Të lumtë kampione!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat