Enrique: Messi është futbollisti më i mirë në botë, edhe kur mbrohet

Sporti

Enrique: Messi është futbollisti më i mirë në botë, edhe kur mbrohet

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 09:31

Luis Enrique ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e Lionel Messit në ndeshjen ndaj Elches (3:0). Trajneri i Barcelonës e konsideron yllin argjentinas si futbollistin më të mirë në botë, edhe kur mbrohet.
Luis Enrique debutoi me fitore në bankinën e Barcelonës. Katalunasit mposhtën në Camp Nou skuadrën e Elches me rezultat 3:0.

Për fitoren e Barcelonës u përkujdes ylli argjentinas, që realizoi dy gola, dhe futbollisti i ri, Munir El Haddadi

Enrique e ka lavdëruar Messin, i cili ka shfaqur aftësi edhe në mbrojtje pasi skuadra katalunase për 46 minuta luajti pa një lojtar pas përjashtimit të Javier Mascheranos me karton të kuq.

“Messi është më i miri në botë, edhe kur mbrohet. E pamë atë duke bërë gjëra të mrekullueshme Ai do të jetë më i miri në botë derisa jep asistime, shënon gola, bën presion”, deklaroi Enrique.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat