Shpreson në rikthimin e Riberyt!

Sporti

Shpreson në rikthimin e Riberyt!

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 12:43

Didier Deschamps, përzgjedhës i kombëtares së Francës, e vlerëson lartë lojën e futbollistit të Bayernit, Franck Ribery dhe shpreson se ai do të shqyrtojë vendimin e tij dhe do të rikthehet sërish në kombëtaren franceze. Deschamps është optimist se do ta ketë lojtarin në dispozicion për Euro 2016. Ribery para disa ditëve kumtoi vendimin e tij se nuk do të jetë pjesë e kombëtares së Francës dhe kjo aspak si kishte pëlqye Deschampsit. “Kjo është zgjedhja e tij. Ai komunikoi se nuk do të luajë më për Francën dhe ky vendim sado i trishtueshëm duhet respektuar. Gjithsesi kushedi se si do të ndihet Ribery pas dy vjetësh. Një pjesë e madhe e futbollistëve pavarësisht vendimit për të lënë kombëtaren janë rikthyer të luajnë përsëri me ekipin përfaqësues. Diçka të tillë e kanë bërë edhe emra të mëdhenj si për shembull Zinedini Zidan. Ai u tërhoq pas Euro 2004 dhe në vitin 2005 u kthye të luajë sërish te Franca. E rëndësishme për mua do të jetë ana e tij psikologjike pas disa kohësh jashtë kombëtares. Mendoj se do të ishte diçka shumë e bukur për Ribery por edhe për grupin e futbollistëve një rikthim i tij në ekip”, tha Deschamps. Ribery ka zhvilluar gjithsej 82 ndeshje me Francën që nga debutimi i tij në vitin 2006. Për shkak të një lëndimit Ribery humbi Kampionatin Botëror në Brazil dhe para pak kohe është tërhequr nga kombëtarja por Deschamps shpreson në rikthimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat