Partizani fiton 3-0 ndaj Kamzës

Sporti

Partizani fiton 3-0 ndaj Kamzës

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 00:11

Skuadra kryeqytetase mundi 3-0 Kamzën, në takimin e luajtur në fushën e kësaj të fundit.

Partizani regjistroi një tjetër fitore në miqësore. Skuadra kryeqytetase mundi 3-0 Kamzën, në takimin e luajtur në fushën e kësaj të fundit. Pas një pjese të parë pa gola, skuadra e Duros zgjidhi gjithçka në pjesën e dytë, ku kreu dhe disa zëvendësime teksa hynë në fushë Xhika, Mustafa, Muskaj, Trashi, Labinoti, Daja, Ismailaj dhe blerja më e fundit Fazliu.

Goli i parë u shënua në minutën e 68-të, nga Mazrekaj. Në të 75-ën, lojtari i blerë së fundmi Fazliu realizoi nga pika e bardhë ndërsa goli i fundit u shënua nga kosovari tjetër, mesfushori Argjend Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat