“Shkundet” Tirona, kontratat depozitohen në FSHF

Sporti

“Shkundet” Tirona, kontratat depozitohen në FSHF

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 00:54

24-herë kampionët e Shqipërisë rrezikonin të mos zbrisnin në fushë ndaj Apolonisë në javën e parë.

Strukturat drejtuese të Tironës, janë vënë menjëherë në lëvizje për të zgjidhur ngërcin që lidhej me depozitimin e kontratave të futbollistëve në Federatën Shqiptare të Futbollit para nisjes së kampionatit. 24-herë kampionët e Shqipërisë rrezikonin të mos zbrisnin në fushë ndaj Apolonisë në javën e parë për shkak të vonesave në ndarjen e aksioneve nga ana e Bashkisë , cka është reflektuar edhe me shtyrjen e prezantimit të blerjeve dhe depozitimit të dokumentacionit të plotë në FSHF, por situata ka ndryshuar këtë të Martë teksa në mënyrë urgjente, një pjesë e kontratave janë dorëzuar në zyrat e qeverisë së futbollit.

Përtej problemeve burokratike, protagonistët e fushës së blertë po bëjnë përgatitjet e fundit për ta nisur me fitore kampionatin ndaj Apolonisë, që vjen nga një kategori më poshtë. Një sfidë e lehtë në letër për opinionin sportiv, por jo për mbrojtësin Gentian Muca, i cili kujton se në këtë kampionat nuk do të ketë ndeshje të lehta.

“Jemi përgatitur shumë gjatë kësaj kohe dhe tani jemi gati për kampionatin. Apolonia e lehtë në letër? Jo, nuk mendoj kështu. Në këtë kampionat të fortë cdo përballje është e vështirë”.

27-vjecari sheh 5 skuadra pretendente për trofe, megjithatë dëshiron të vecojë Skënderbeun si rivalin më të fortë për Tironën.

“Mendoj se janë 5 skuadra që pretendojnë për trofe, por nëse do të pyesnit se cilin kundërshtar e konsideroj më të fortë do të thosha Skënderbeu”.

Një skemë më 4 faza, sipas Mucës u jep përparësi bardhebluve me kundërshtarët më të fortë. Sfida e parë e sezonit për kryeqytetasit, Tirona – Apolonia, do të luhet të Dielën në orën 17:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat