Ronaldinho: Planet? Prisni edhe pak

Sporti

Ronaldinho: Planet? Prisni edhe pak

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 20:41

Largimi nga Atletico Mineiro nuk është fundi i karrierës për Ronaldinhon, por fillimi i një etape të re, citon Supersport.

Nga Belo Horizonte, ish sulmuesi 34-vjeçar i Gremios, Paris Saint Germain, Barcelonës, Milanit dhe Flamengos, doli përpara mediave, por pa dhënë ndonjë detaj konkret për të ardhmen.

“Kam patur shumë momente të lumtura, sidomos kur kam fituar tituj. Tek të gjitha klubet ku kam luajtur kam patur fatin të festoj me trofe, kështu që secili prej tyre ka një vend të veçantë në zemrën time.

Barcelona është klubi ku kam qëndruar më gjatë, ndërsa për largimin nga Atletico jam menduar shumë gjatë.

Prej javës tjetër do të mendoj për të ardhmen time. Dua të vazhdoj të bëj historinë në futboll, ky është një objektiv për mua”.

Menjëherë pas lamtumirës nga ekipi i fundit, ka patur interes nga Brazili, Europa e më gjerë për shërbimet e Ronaldinhos, i cili nuk mendon ta mbyllë karrierën para moshës 42-vjeçare.

Në nderim të tifozëve të Atletico Mineiro, që e kanë mbështetur për 2 vitet e fundit, fituesi i Topit të Artë, postoi në faqen e tij në youtube një video falenderimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat